Aktualitet

Darka e ambasadorëve te Luca! Sejko: Ka monopolin e peshkimit në vend, ju bëftë mirë

16 Dhjetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Darka e ambasadorëve te Luca! Sejko: Ka monopolin e peshkimit në vend,

TIRANË– Genc Sejko, i njohur në rrjet për memet dhe batutat e tij, ka ironizuar takimin e djeshëm të ambasadorëve me kryeministrin Edi Rama në restorin e Gjergj Lucës, në ‘Fish City’. Teksa ka ndarë lajmin e ‘Dosja.al’, Sejko shkruan se Luca ka monopolin e peshkimit të peshkut ton në Shqipëri. Sejko shton se Luca ka marrë 14 kilometër katror hapësirë detare në detin Jon pa garë, ka marrë koncesion 1 euro liqenin ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint për 30 vite, duke vijuar me radhë përfitimet e tjera që ai ka marrë.

POSTIMI I GENC SEJKOS:

Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është t’i mbledhësh ambasadorët dhe t’i dërgosh për darkë tek restoranti i Gjergj Lucës, i cili: Ka marrë 14 kilometër katror hapësirë detare në detin Jon pa garë. Ka monopolin e peshkimit të peshkut Ton në Shqipëri. Ka marrë me koncesion 1 euro liqenin ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint për 30 vite. Ka marrë 135 mijë metër katror objekte ish-ushtarake në Labinot për 1 euro. Paguan punëtorët me paga nën minimale në kundërshtim me ligjin. I është dhë 3000 metër katror port në Shëngjin. Ka marrë 2 milionë euro fonde publike për qira zyrash nga qeveria. Ka marrë 28 960 metër katror pronë publike të Ish-Repartit Ushtarak. Ka marrë 10 287 metër katror të ish Parkut të Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas. Dhe që ka përvetësuar 4 891 metër katror të ish-fabrikës së sheqerit në Maliq. Ju bëftë mirë peshku i Gjergjit!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko gjergj luca genc sejko gjergj luca

Sondazh

Poll