Aktualitet

EMRI/ Parandalohet vrasja në Fier, 55-vjeçari u nis me çifte drejt fqinjit

16 Dhjetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
EMRI/ Parandalohet vrasja në Fier, 55-vjeçari u nis me çifte

FIER– Bujar Hajdini, 55 vjeç është vënë në pranga duke parandaluar një vrasje që ai kishte ndërmend të bënte. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Hajdini është konfliktuar me fëinjin e tij me inicialet V.H. dhe e ka goditur me sende të forta. Më pas, ai ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për të vrarë fëinjin. Ndërhyrja e policisë ka parandaluar krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë Fier

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje).

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bujar hajdini policia e fierit bujar hajdini policia e fierit

Sondazh

Poll