Sport

Lazio, darka e Krishtëlindjeve/ Shtatë lojtarë largohen para kohe, xhindoset Lotito

15 Dhjetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Lazio, darka e Krishtëlindjeve/ Shtatë lojtarë largohen para

ITALI-Duhet të ishte një darkë për të festuar Krishtlindjet me shokët e skuadrës, në një atmosferë të qetë por përfundoi me fjalimin e acaruar të Claudio Lotito-s, i cili nuk e treti sjelljen e 7 lojtarëve që u larguan më herët në mbrëmje. Në këtë rast bëhet fjalë për Felipe Anderson, Radu, Vavro, Basic, Marusic, Milinkoviç-Savic dhe Kamenovic. (André Anderson dhe Muriqi nuk ishin prezent)

Një sjellje që Lotito shpërtheu: “Duket e drejtë që disa janë larguar? Koha e heshtjes ka kaluar, unë kërkoj respekt dhe nuk do të lejoj askënd të më shkatërrojë punën. Tani lojtarët duhet të vërtetojnë me fakte se sa vlejnë.

Në vend që të mendojnë për paratë, duhet të marrin shembull nga Sarri, dikush që jeton në fushë dhe bën ndryshim në futboll. Unë jam me të dhe nëse dikush mendon se është i pasigurt”

Më pas presidenti i klubit lacial vazhdon: “E them këtë sepse shoh shumë njerëz në rrugë që më ndalojnë dhe më pyesin se çfarë po ndodh. Ndodh që ata nuk janë të vetëdijshëm se ku jetojnë.

 

? Il Presidente #Lotito: “Ho dato mandato di rinnovare immediatamente il contratto di Maurizio #Sarri per altri due anni” #CMonEagles ? pic.twitter.com/n57SOYzXyJ

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) December 14, 2021

Lazio nuk është një pikënisje, por një pikë mbërritjeje, ne i kemi dhënë besueshmëri sistemit përmes menaxhimit dhe respektit tonë, meritës që dikush harron dhe shpirtit të ekipit që dikush sapo ka harruar.” Një festë Krishtlindjesh e denjë për një skenë teatri.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio lotito lazio lotito

Sondazh

Poll