Bota

Masa të reja kundër Covid, Johnson e ‘lënë në baltë’ deputet e tij, votojnë kundër

15 Dhjetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Masa të reja kundër Covid, Johnson e ‘lënë në

ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pësoi rebelimin më të madh parlamentar të kryeministrisë së tij të martën dhe iu desh të kërkonte mbështetjen e opozitës për të miratuar planet për kufizime më të forta të Covid-19.

Politico shkruan se 99 nga deputetët e tij konservatorë votuan kundër politikës së Johnson që do të shtojë provë të vaksinimit ose një test negativ të Covid për hyrjen në ambiente të mbyllura përfshirë dhe klubet e natës.

Masa u miratua falë mbështetjes së Partisë Laburiste të opozitës, me 369 vota pro dhe 126 kundër. Por shkalla e madhe e rebelimit, e cila ishte më e madhe se sa kishin pritur shumë konservatorë të lartë, pasqyron presionin në rritje me të cilin po përballet kryeministri nga partia e tij mbi trajtimin e tij të pandemisë COVID-19.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve. Një numër vendesh kanë vendosur ndalime udhëtimi që prekin Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, por kjo nuk ka arritur ta ndalojë atë të përhapet në mbarë botën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson covid varianti omicron boris johnson covid varianti omicron

Sondazh

Poll