Bota

Kontribuoi në hapjen e Murit të Berlinit, vdes në moshën 92-vjeçare gazetari italian

15 Dhjetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Kontribuoi në hapjen e Murit të Berlinit, vdes në moshën

ITALI- Gazetari italian Riccardo Ehrman, i cili do të mbahet mend gjithmonë për pyetjen vendimtare që çoi në hapjen e Murit të Berlinit nga Gjermania Lindore, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. BBC shkruan se ishte Ehrman ai që në vitin 1989 shtyu zëdhënësin e qeverisë Günter Schaboëski të shpjegonte se udhëtimet private do të lejoheshin jashtë Gjermanisë Lindore. Dhe brenda pak orësh muri u rrëzua.

Riccardo Ehrman punonte për agjencinë italiane të lajmeve Ansa kur gjermano-lindorët u ngritën kundër qeverisë së tyre komuniste të shkatërruar. Për javë të tëra, protestuesit në Leipzig kishin dalë në rrugë duke kërkuar të drejtën e lirisë së fjalës dhe udhëtimin e lirë.

Me origjinë polako-hebreje, Ehrman lindi në Firence më 4 nëntor 1929. Kur ishte 13 vjeç, ai u dërgua në një kamp internimi për hebrenjtë e ngritur nga diktatori Benito Mussolini në Ferramonti në Italinë jugore.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota günter schaboëski humb jeten gazetari italian riccardo ehrman günter schaboëski humb jeten gazetari italian riccardo ehrman

Sondazh

Poll