Bota

ECDC: Varianti Omicron është dominues, përveç vaksinimit duhet edhe distancë sociale

15 Dhjetor 2021, 17:44 Nga DOSJA
ECDC: Varianti Omicron është dominues, përveç vaksinimit

BRUKSEL- Ekziston një rrezik “shumë i lartë” që varianti Omicron i COVID-19 do të bëhet dominues në Evropë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë gjë e ka bërë të ditur organi i shëndetit publik i Bashkimit Evropian. USNews shkruan se Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha në një raport se varianti Omicron ka të ngjarë të kapërcejë mutacionin Delta brenda dy muajve të parë të vitit 2022.

ECDC tha se të dhënat nuk ishin ende të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes të shkaktuar nga varianti Omicron. Megjithatë, edhe nëse ashpërsia e COVID-19 që shkaktoi ishte më e ulët se ajo e shkaktuar nga Delta, transmetimi i rritur do të tejkalonte me shpejtësi çdo përfitim të mundshëm.

“Prandaj konsiderohet shumë e mundshme që Omicron VOC të shkaktojë shtrime dhe vdekje shtesë, përveç atyre që priten tashmë në parashikimet e mëparshme që marrin parasysh vetëm Delta VOC,” tha ECDC.

ECDC tha se, pa masa të mëtejshme për të reduktuar kontaktet sociale ose rritjen e vaksinimeve përforcuese, nivelet e transmetimit mund të mposhtin sistemet e kujdesit shëndetësor. Komisionerja evropiane e shëndetësisë Stella Kyriakides tha se vendet e BE-së duhet të planifikojnë menjëherë për rritjen e kapacitetit të kujdesit shëndetësor.

ECDC tha se dozat përforcuese do të rrisnin mbrojtjen, sipas dëshmive aktuale, me një ndikim më të lartë nëse doza do t’i jepeshin popullatës së rritur brenda një intervali të shkurtër.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid ecdc varianti omicron covid ecdc varianti omicron

Sondazh

Poll