Bota

Kosovë/Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Kuvendit, Deputeti Tahiri: Goditje e merituar

15 Dhjetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Kosovë/Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Kuvendit, Deputeti Tahiri:

KOSOVË Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi ditën e sotme se Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.

Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit dhe tha se vendimi i Kushtetueses është fitore e të drejtës mbi padrejtësinë. Tahiri i cili ishte parashtruesi i kërkesës në Kushtetuese së bashku me 10 deputetë tjerë ka thënë se pëpjekja e pushtetit për t’i konvertuar institucionet e pavarura në instrumente politike ka marrë goditjen e merituar nga Kushtetuesja.

“Përpjekja e pushtetit aktual për shkatërrimin e institucioneve të pavarura, në mënyrë që t’i konvertojnë ato në instrumente politike në shërbim të tyre dhe familjarëve të tyre, sot ka marrë goditjen meritore nga Gjykata Kushtetuese. Afër gjashtë muaj më parë, ne paralajmëruam mazhorancën e Kuvendit se shkarkimi i jashtëligjshëm i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ishte kundër kushtetues, si dhe një përpjekje e hapur për të ndërhyrë politikisht në mënyrë brutale, në një institucion të pavarur e të bazuar shumë qartë në ligj. E ritheksoj se, kjo është një fitore e të drejtës mbi padrejtësinë, e meritës mbi arrogancën. Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj. Institucioni i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, është aty për të mbrojtur nëpunësit civil dhe të drejtat e tyre. Ai, siç çdo institucion tjetër i pavarur e kushtetues, nuk mund dhe s’do të lejojmë të shndërrohet në mjet të pushtetit për shantazh ndaj nëpunësve publik në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Kushtetuesja tha se e kanë cilësuar të pranueshme kërkesën e parashtruar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe dhjetë deputetë të tjerë. Kushtetuesja ka vendosur që të shfuqizojë një vendim të tillë të Kuvendit meqë i njëjti nuk është në përputhje me paragrafin 2 të nenit 101 të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën KO 127/21, të parashtruar nga Abelard Tahiri dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 08-V-029], të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata njëzëri vendosi që kërkesa është e pranueshme;  Vendimi [nr.08/V-029] i 30 qershorit 2021 i Kuvendit nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës;  të shfuqizojë Vendimin e lartcekur; të shfuqizojë Masën e Përkohshme të përcaktuar përmes Vendimit të Gjykatës, të 21 tetorit 2021; dhe të refuzojë kërkesën për seancë dëgjimore”, thuhet në vendim.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora abelard tahiri gjykata kushtetuese e kosovës kosova abelard tahiri gjykata kushtetuese e kosovës kosova

Sondazh

Poll