Bota

Zjarr në një qendër tregtare në Hong Kong, lëndohen 13 persona

15 Dhjetor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Zjarr në një qendër tregtare në Hong Kong, lëndohen 13

HONG KONG- 13 persona u plagosën në një zjarr që shpërtheu të mërkurën në Qendrën Botërore të Tregtisë së Hong Kongut në zonën tregtare të Causeway Bay. NBCNews shkruan se zjarri, i cili filloi pas mesditës së Hong Kongut, la rreth 150 njerëz të bllokuar në çati.

1200 persona të tjerë u evakuuan pasi tymi pushtoi kompleksin e zënë tregtare dhe zyrave. Zjarri – i kategorizuar si incidenti i nivelit të tretë në shkallën nga një deri në pesë u shua plotësisht në orën 16:30 me orën lokale.

Zjarrfikësit përdorën dy avionë dhe mobilizuan dy ekipe të aparateve të frymëmarrjes për të luftuar flakët,”- thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë. Megjithatë është raportuar se zjarri shpërtheu në një dhomë dhe u përhap në skelat e një pjese tjetër të ndërtesës që po rinovohet.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hong kong zjarr ne hong kong hong kong zjarr ne hong kong

Sondazh

Poll