Bota

Blinken-Kinës: Ndalni “veprimet agresive” në rajonin e Indo-Paqësorit

15 Dhjetor 2021, 17:06 Nga DOSJA
Blinken-Kinës: Ndalni “veprimet agresive” në rajonin e

Gjatë një fjalimi në Xhakarta të Indonezisë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Kinës që të ndalë “veprimet agresive” në rajonin e Indo-Paqësorit. Pekini i mohon kritikat e Sekretarit Blinken. Antony Blinken është në vizitën e tij të parë në Azinë Juglindore si Sekretar Shteti, duke e nisur udhëtimin e tij me një ndalesë në Indonezi.

Indonezia është një vend “me peshë të madhe” në një rajon kritik, thotë Brian Harding nga Instituti Amerikan i Paqes.

“Është e qartë se Azia Juglindore është në zemër të rajonit të Indo-Paqësorit, një rajon i botës ku konkurrenca strategjike SHBA-Kinë është acaruar. Por ka edhe shumë arsye të tjera që e rrisin interesin e Shteteve të Bashkuara për Azinë Juglindore, një rajon me 650 milionë banorë dhe një ekonomi prej tre trilionë dollarësh. Pra, vendimi i Sekretarit Blinken për të udhëtuar fillimisht në Indonezi është një veprim i duhur”, thotë ai.

Liria e lundrimit në Detin e Kinës Jugore është një çështje kryesore e vizitës së Sekretarit Blinken në një rajon ku, sipas tij, veprimet e Kinës kërcënojnë qarkullimin e mallrave që kapin vlerën e 3 trilionë dollarëve në vit.

“Për këtë arsye ka kaq shumë shqetësim, nga Azia Verilindore deri në Azinë Juglindore dhe nga lumi Mekong në ishujt e Paqësorit, për veprimet agresive të Pekinit. Ata i pretendojnë si të tyret ujrat ndërkombëtare, ndikojnë në tregjet e hapura duke subvencionuar kompanitë e tyre shtetërore, bllokojnë eksportet ose tërhiqen nga marrëveshjet me vende, me politikat e të cilave nuk pajtohen. Angazhohen në aktivitete të paligjshme peshkimi. Vendet në këtë rajon dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që kjo sjellje të ndryshojë”, tha ai.

Marrë nga Ora News 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota antony blinken indonezi kina rajonin e indo-paqësor antony blinken indonezi kina rajonin e indo-paqësor

Sondazh

Poll