Bota

Vajza e Navalny-t pranon çmimin “Saharov” për të atin: Mirënjohje ndaj punës që bëri

15 Dhjetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Vajza e Navalny-t pranon çmimin “Saharov” për të

RUSI – E bija e opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, ka marrë çmimin “Saharov” mirënjohjen më të lartë të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut –në emër të tij gjatë një ceremonie në Strasburg.

Daria Navalny e mori çmimin në Parlamentin Evropian më 15 dhjetor disa muaj pasi babai i saj, njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin përfundoi në burg pas një rasti i cili konsiderohet politikisht i motivuar. E bija e opozitarit rus e quajti çmimin “mirënjohje ndaj aktiviteteve të babait të saj dhe punës të cilën po e bëjnë bashkëpunëtorët e tij tani”.

Ligjvënësit evropianë më 20 tetor e zgjodhën Navalnyn si fitues për këtë vit për lirinë e shprehjes, duke thënë se “me dinjitet udhëhoqi fushatën kundër korrupsionit dhe regjimit të Putinit”. E çmimin për të, opozitari rus ua dedikoi “të gjithë luftëtarëve të korrupsionit kudo në botë”.

45-vjeçari u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Moskë pasi po shërohej në Berlin nga helmimi që disa laboratorë në Perëndim konstatuan se vinte nga një agjent nervor i nivelit ushtarak. Navalny pohonte se helmimin e urdhëroi direkt presidenti rus, Vladimir Putin gjë të cilën Kremlini e mohon. Bashkimi Evropian më pas vendosi sanksione ndaj zyrtarëve rusë për helmimin dhe burgosjen e tij.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksei navalni rusia vladimir putin aleksei navalni rusia vladimir putin

Sondazh

Poll