Sport

Do të quhet “Finalissima”/ Itali-Argjentinë, ja data dhe stadiumi se kur do të luhet

15 Dhjetor 2021, 18:27 Nga DOSJA
Do të quhet “Finalissima”/ Itali-Argjentinë, ja data dhe

ANGLI-Italia dhe Argjentina do të luajnë “Finalen” e parë në një ndeshje të vetme, ku përballet kombëtarja kampione e Europës me atë që fitoi Kupën e Amerikës. Më datë 1 qershr i vitit 2022 dy kombëtaret do të përplasen në ëembley, Londër. Njoftimi erdhi direkt nga UEFA.

“Ka një traditë të gjatë bashkëpunimi mes UEFA-s dhe Conmebol-it, siç dëshmohet ndër vite me kompeticione si Trofeu Artemio Franchi dhe Kupa Ndërkontinentale – tha presidenti i organizatës më të lartë evropiane Aleksandër Ceferin.

“Mezi presim të eksplorojmë mundësi të reja së bashku dhe mezi presim finalen e madhe të Londrës në qershor të vitit 2022. Unë do të doja të falënderoja Alejandro Domínguez për angazhimin e tij ndaj këtij projekti dhe punën e tij të jashtëzakonshme në krye të futbollit të Amerikës së Jugut.”

Një memorandum i ri mirëkuptimi u nënshkrua gjithashtu midis dy federatave kontinentale, që zgjat deri më 30 qershor 2028, i cili përfshin një zyrë në Londër të përbashkët nga UEFA dhe Conmebol.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentina italia argjentina italia

Sondazh

Poll