Sport

20 mijë euro cash/ Lojtari i Napolit e tepron, ndalohet në aeroport nga policia

15 Dhjetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
20 mijë euro cash/ Lojtari i Napolit e tepron, ndalohet në aeroport

ITALI-Kostas Manolas është larguar për disa ditë nga Napoli për në Greqi. Mbrojtësi i skuadrës italiane ka qenë shpesh i dëmtuar dhe jashtë formacionit të Luciano Spalletti-t (i cili preferon Rrahmanin), u largua nga Italia me një leje ndoshta të rënë dakord me klubin, për të fluturuar drejt vendit të origjinës. Çdo gjë ishte normale, nëse lojtari nuk do të ndalohej në aeroportin Capodichino.

Lojtari është gjobitur nga Guardia di Finanza, pas një kontrolli, pasi kishte me vete cash mbi 20 mijë euro. Kjo bie ndesh me ligjet e shtetit italian, që mundohet të luftojë pastrimin e parave.
Mbrojtësi i Napolit ka mbërritur në Greqi ku me siguri do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore duke pasur parasysh dëmtimin e gjatë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manolas napoli manolas napoli

Sondazh

Poll