Bota

Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë: Ne lamë dikë të futej në Serbi, e padrejtë…

15 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë: Ne lamë dikë

KOSOVË- Drejtorit për Zyrën e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviçit i është ndaluar hyrja në Kosovë për të gjashtën herë. Petkoviç kishte planifikuar vizitën në Manastirin e Deviqit, në seminarin në Prizren dhe vizitën tek familjet e kthyera Gligorijeviç në fshatin Novak, por përsëri nuk është lejuar të hyjë në Kosovë. 

Ai ka folur për mediat vendase nga pika kufitare në Jarinje, duke u shprehur se kjo ndalesë e tij tregon hapur që kryeministri Albin Kurti nuk po iu qëndron marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ai foli dhe për aprovimin e kërkesës për vizitë në Luginë të Preshevës të një anëtari të qeverisë së Kosovës, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë dhe tha se Beogradi po sillet me pëgjegjshmëri e po i zbaton marrëveshjet.

“Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai s’e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Për dallim nga Prishtina, që na ndalon hyrjen, Beogradi po sillet me përgjegjshmëri dhe ne respektojmë të gjitha marrëveshjet. Sot ne kemi aprovuar hyrjen e një anëtari të kabinetit të qeverisë Kurti në Preshevë dhe Bujanoc sepse ne respektojmë marrëveshjet dhe lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjen për vizitat zyrtare të cilat shfaqin qartë që ne duam normalizim të marrëdhënieve, duam të ndërtojmë paqe dhe duam marrëdhënie më të mira që është çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor’-tha ai.

Ndalimi i Petkoviç vjen si një kundër përgjigje ndaj Serbisë  e cila më 27 nëntor, ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje në festën kombëtare të 28 Nëntorit. Ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, kishte njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ai përmes një postimi në facebook, kishte shkruar se bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kishin planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës por u ishte ndaluar nga pala serbe.

(f.i/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti kosova petar petkoviç serbia albin kurti kosova petar petkoviç serbia

Sondazh

Poll