Bota

Pendarovski: Jemi pro një dialogu Kosovë-Serbi që s’rrezikon sigurinë e shteteve

15 Dhjetor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Pendarovski: Jemi pro një dialogu Kosovë-Serbi që

KOSOVË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë në konferencën për mediat se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë të fuqishëm tregtar. 

Gjatë fjalimit të tij Pendarovski ka thënë se pret që të realizohen marrëveshjet e nënshkruara në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ai gjithashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, por se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm.

“Gjatë bisedave unë theksova përgatitjen time që të intensifikojmë dialogun edhe në nivelin më të lartë politik. Sot me presidenten Osmani kishim një dialog të sinqertë dhe konstruktiv. Bëhet fjalë për dy vende mike të përkushtuara dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të fuqishëm tregtar. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive në Shkup ku janë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale. Pres që ato të zbatohen”,– tha ai.

‘Besoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë ta mbështesin do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”,- tha më tej ai.

LAJMI KRYESOR:Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të vizitojë sot Kosovën

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll