Bota

Konjufca takohet me Pendarovski : Jam i gatshëm për bashkëpunim ndërparlamentar

15 Dhjetor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Konjufca takohet me Pendarovski : Jam i gatshëm për bashkëpunim

KOSOVË- Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur në takim Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Fillimisht Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi dhe një takim zyrtar ku u diskutuan tema dhe marrëveshje në focim të bashkëpunimit mes dy shteteve fqinje.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, falenderoi presidentin Pendarovski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në proceset eurointegruese të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, por edhe në sfera të tjera me interes të ndërsjellë, duke konsideruar se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje i kontribuon zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit.

Nga ana e tij, presidenti Pendarovski konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Pendarovski më pas do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

LAJMI KRYESOR:Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të vizitojë sot Kosovën

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca stevo pendarovski vizita ne kosove glauk konjufca stevo pendarovski vizita ne kosove

Sondazh

Poll