Bota

Takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Osmani hap temën e Grupit të Kumanovës

15 Dhjetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
Takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Osmani hap temën e

KOSOVË- Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në Kosovë. Duke qenë se janë dy shtete fqinje, Osmani gjatë takimit ka hapur temën e Grupit të Kumanovës, duke u treguar e gatshme për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me incidentin.

“Rasti i Kumanovës ndodhet në Gjykatën Supreme dhe besoj se do të qartësohet. Mirëpo ne e kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar, dhe ne jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim. Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”,- u shpreh Osmani.

LAJMI KRYESOR:Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të vizitojë sot Kosovën

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll