Bota

Pendarovski viziton Kosovën, pritet në takim nga Kryeministri Albin Kurti

15 Dhjetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
Pendarovski viziton Kosovën, pritet në takim nga Kryeministri Albin

KOSOVË- Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidentin i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Pas mbylljes së takimit me Osmanin, Pendarovski është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti. 

Në konferencën e përbashkët për media që kanë mbajtur Pendarovski dhe Osmani, presidenti maqedons u shpreh se pret realizim të marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedave unë theksova përgatitjen time që të intensifikojmë dialogun edhe në nivelin më të lartë politik. Sot me presidenten Osmani kishim një dialog të sinqertë dhe konstruktiv. Bëhet fjalë për dy vende mike të përkushtuara dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të fuqishëm tregtar. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive në Shkup ku janë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale. Pres që ato të zbatohen”,- tha ai.

LAJMI KRYESOR:Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të vizitojë sot Kosovën

vijon…

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti stevo pendarovski vizita ne kosove albin kurti stevo pendarovski vizita ne kosove

Sondazh

Poll