Bota

Von der Leyen: BE-ja e gatshme për masa të “hekurta” kundër Rusisë

15 Dhjetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Von der Leyen: BE-ja e gatshme për masa të “hekurta”

BRUKSEL Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ditwn e sotme se Bashkimi Evropian është i gatshëm që t’i shtojë sanksionet dhe të marrë masa të forta kundër Rusisë, nëse ky vend shfaq agresion të mëtejshme ndaj Ukrainës.

Sipas Swiss info, duke folur në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se BE-ja ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të hartuar opsione që shkojnë përtej sanksioneve ekzistuese, që prekin sektorët rusë të financave dhe energjisë, mallrat civile e ushtarake dhe fushën e mbrojtjes.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të përshkallëzojë sanksionet e tij dhe të marrë “masa të paprecedentë” kundër Rusisë nëse ajo tregon agresion të mëtejshëm ndaj Ukrainës. Përgjigja jonë ndaj çdo agresioni të mëtejshëm mund të marrë formën e një përshkallëzimi dhe zgjerimi të fuqishëm të këtyre regjimeve ekzistuese të sanksioneveDhe sigurisht që ne jemi të gatshëm të marrim masa shtesë, të paprecedentë me pasoja të rënda për Rusinë”, tha ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bashkimi europian rusia ursula von der leyen bashkimi europian rusia ursula von der leyen

Sondazh

Poll