Bota

Habit eurodeputeti: Maqedonia është shteti i dytë bullgar në Ballkan

15 Dhjetor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Habit eurodeputeti: Maqedonia është shteti i dytë bullgar në

BULLGARI – Eurodeputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambaski ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është shteti i dytë bullgar në Ballkan.

Ai tha nëpërmjet një deklarate dhe një postimi në Twitter se qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndryshojë. Ai tha se qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut nuk mund të ndryshohet për shkak të presionit të disa partnerëve perëndimorë, për shkaqe ekonomike, apo financiare të fondit evropian. Eurodeputeti nuk i fshehu notat nacionaliste në mbyllje të reagimit tha se Bullgaria është mbi të gjitha.

“Një lajm në mediat perëndimore thotë se me zgjedhjen e kryeministrit të ri, qëndrimi jonë ndaj Maqedonisë ka ndryshuar. Kirill Petkov duhet të japë një shpjegim urgjent, sepse qëndrimi ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë. Maqedonia është Bullgari dhe shteti i dytë bullgar në Ballkan. Nëse Kryeministri Petkov ndryshon qasjen ndaj Maqedonisë, atëherë ai po i nënshtrohet presionit të forcave antibullgare dhe agjencive të huaja. Kjo është e papranueshme. Rroftë Bullgaria! Maqedonia është Bullgari“, tha ai.

Новоизбраният министър-председател Петков дължи обяснение по повод заглавията в западната преса.
Защото българската позиция по темата Македония не може да бъде променена, заради натиска на някакви западни партньори.#Македония?? е #България??, втора българска държава на Балканите. pic.twitter.com/LlHO6j5wqk

— Джамбазки (@djambazki) December 14, 2021

Deklaratat e eurodeputetit vijnë pasi Kiril Petkov u bë kryeministri i ri i Bullgarisë dhe pas marrjes së postit tha se do të ketë një qasje më të butë në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angel xhambaski bullgaria kirill petkov maqedonia e veriut angel xhambaski bullgaria kirill petkov maqedonia e veriut

Sondazh

Poll