Aktualitet

Ikën drejt Alliasit! Dëshmitarët tregojnë ç’panë nga grabitja e Postës Shqiptare

15 Dhjetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Ikën drejt Alliasit! Dëshmitarët tregojnë

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në “Babrru”. Mësohet se dy personat që janë futur brenda ambienteve të postës janë adoleshentë. Dëshmitarë të ngjarjes në fjalë kanë treguar se ata ishin të moshave 18-20 vjeç.

Pasi kanë arritur të marrin 200 mijë lekë të reja që ishin gjendje në këtë filial, dy të rinjtë e maskur me kapuça xhupi, shall e golf janë larguar me biçikleta. Të tjerë dëshmitarë shtojnë se ata janë larguar në drejtim të Alliasit, por ende nuk janë identifikuar.

LAJM KRYESOR: Grabitet Posta Shqiptare në Babrru, ‘maskat’ marrin 2 mln lekë e ikin me biçikletë

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll