Aktualitet

VIDEO/Mbushën Spanjën në plantacione kanabisi, momentet e arrestimit të shqiptarëve

15 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
VIDEO/Mbushën Spanjën në plantacione kanabisi, momentet e

SPANJË – Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit anti-drogë ku u arrestuan 33 persona, shumica e tyre shqiptarë, pasi akuzohen për kultivim në sasi të mëdha të kanabisit. Operacioni i policisë spanjolle u kodua “Albacos” dhe ka arritur të çmontojë një rrjet kompleks kriminal të dedikuar për kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e marijuanës në nivel ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të policisë spanjolle, 33 persona (11 në Segovia, 11 në Andaluzi, 5 në Castilla-La Mancha, 4 në Aragon dhe 2 në Madrid) janë arrestuar si autorë të dyshuar ndërsa 21 prej tyre u dërguan në burg.

Ata që merrnin vendimet dhe shpërndanin ‘mallin’ ishin shqiptarë, më poshtë vinin kolumbianët, italianët si dhe gjermanët. Të vetmet tri gra të ndaluara ishin të angazhuara në funksionet e ndërtimit të infrastrukturës, të tilla si shtëpi me qira ose automjete.

Ndërkohë mediat spanjolle kanë publikuar momentet e arrestimit të shqiptarëve.

Marrë nga eladelantado.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise spanjolle kapet droge ne spanje shqiptare te arrestuar aksioni i policise spanjolle kapet droge ne spanje shqiptare te arrestuar

Sondazh

Poll