Aktualitet

‘Ti je Kaçi?’/ I akuzuar për grabitjen e noterit, autori i dyshuar kërkon lirimin

15 Dhjetor 2021, 07:34 Nga DOSJA
‘Ti je Kaçi?’/ I akuzuar për grabitjen e noterit, autori

TIRANË– Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula, një nga tre të dyshuarit për grabitjen me armë të noterit Thoma Kaci në 20 tetor, kërkon sërish lirinë.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet ditën e nesërme në orën 11.30 në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Ai kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” që Gjykata e Sarandës ka vendosur për të. Ndërkohë Gjykata më parë kishte vendosur mos pranimin e kërkesës së Kolonjës për sigurimin e një prove që ai e dispononte lidhur me ngjarjen.

Në dosjen e hetimit, është zbuluar se noteri së bashku me bashkëshorten dolën mëngjesin e datës 20 tetorit nga banesa dhe po prisnin ashensorin në pallatin e tyre. Në ato momente, pranë tyre u afruan dy persona të armatosur, të cilët e pyetën se nëse ai ishte Kaçi. Më tej autorët i bënë të ditur se kanë një porosi për të kryer dhe për ta vrarë pasi noteri ishte në hasmëri.

‘Personi që mbante armën në dorë më pyet ‘ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardh me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras.’- thuhet në dëshminë e noterit përballë hetuesve.

Grabitja ndaj noterit në Sarandë, ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1. Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen. Tre autorët e dyshuar, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa nuk i kanë pranuar akuzat e grabitjes, ndërkohë që pista kryesore e hetimeve është grabitja për hakëmarrje. Kjo pasi Kaçi është nën hetim sepse dyshohet se ka falsifkuar dokumentet për shit-blerjen e 28 apartamenteve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet noteri ne sarande oltjon kolonja grabitet noteri ne sarande oltjon kolonja

Sondazh

Poll