Aktualitet

EMRI / Me 5 emigrantë në ‘Jeep’, arrestohet 27-vjeçari nga Fushë-Kruja

15 Dhjetor 2021, 08:26 Nga DOSJA
EMRI / Me 5 emigrantë në ‘Jeep’, arrestohet

DIBËR – Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga Fushë-Kruja, pasi është kapur duke transportuar me automjetin e tij tip ‘Jeep’ 5 emigrantë të paligjshëm, duke i ndihmuar ata për të kaluar kufirin kundrejt një shpërblimi të caktuar. Sipas bluve të Dibrës, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga Nezir Koçja.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit,  vihet në pranga autori. Nga specialistët e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit  me mjetin tip ‘Jeep’,  duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem kalim kufiri policia e dibres emigrante te paligjshem kalim kufiri policia e dibres

Sondazh

Poll