Aktualitet

Lojëra fati në lokalin e tij! Kapet mat pronari në Fier, ishte ‘organizuesi’

15 Dhjetor 2021, 07:42 Nga DOSJA
Lojëra fati në lokalin e tij! Kapet mat pronari në Fier, ishte

FIER– Një 25-vjeçar i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” u arrestua Romeo Xeba, 25 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Xeba do të akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I POLICISË:

FierGoditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit që organizonte lojëra të palejuara.Sekuestrohen fisha pokeri dhe 1 kompjuter. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne fier romeo xeba lojera fati ne fier romeo xeba

Sondazh

Poll