Aktualitet

Grabiten tre shkolla në Cërrik, arrestohen 4 të mitur (DETAJET)

15 Dhjetor 2021, 08:11 Nga DOSJA
Grabiten tre shkolla në Cërrik, arrestohen 4 të mitur (DETAJET)

ELBASAN– Tre shkolla janë grabitur në qytetin e Cërrikut. Mësohet se në pranga janë vendosur 4 persona, të dyshuar si autorë të ngjarjeve. Policia ka vënë në pranga personat me inicialet Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Dyshohet se këta të mitur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve në disa shkolla në Cërrik. Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar. Sekuestrohen sendet e vjedhura në ambientet e shkollave dhe sendet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë bërë arrestimin e shtetasve:

Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cerrik grabiten shkollat ne cerrik cerrik grabiten shkollat ne cerrik

Sondazh

Poll