Aktualitet

Punimet në Unazën e Re! Hyrja drejt Tiranës e ngarkuar, problem zona e Astirit

15 Dhjetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Punimet në Unazën e Re! Hyrja drejt Tiranës e ngarkuar, problem

TIRANË– Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku. Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive. Policia e shtetit ka bërë të ditur këtë problematikë. Për momentin, më problem mbetet aksi nga zona e Astirit në drejtim të Pallatit me Shigjeta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet punime ne unazen e re tirane trafik ne tirane punime ne unazen e re tirane trafik ne tirane

Sondazh

Poll