Bota

Kolacion katërpalësh në Bullgari: Ne vazhdojmë ndryshimin

15 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
Kolacion katërpalësh në Bullgari: Ne vazhdojmë ndryshimin

BULLGARI– Që prej 3 prillit 2021, ose më saktë, prej 254 ditësh Bullgaria ka qenë pa një qeveri të zgjedhur. Më 13 dhjetor 2021 parlamenti në Sofje konfirmoi më në fund një qeveri të legjitimuar me zgjedhje. Ajo u krijua nga një koalicion katërpartiak me shumë ngjyra.

Përveç fituesve të papritur të zgjedhjeve nga partia e re “Ne vazhdojmë ndryshimin” (PP), aty përfshihen populistët nga “Ka një popull të tillë” (ITN), “Partia Socialiste Bullgare” (BSP) dhe “Partia Konservatore-Liberale Demokratike e Bullgarisë” (DB).  “Sot është një ditë e rëndësishme për të vijuar transformimin e mendësisë”, e ka komentuar zgjedhjen e tij kryeministri i ri, Kiril Petkov.

Ndryshime të mëdha priten edhe në stilin e politikës. Ndërsa ish-kryeministri Borisov vlerësohej nga mbështetësit e tij për gjuhë të thjeshtë dhe popullore, Petkovi dhe Vasilevi janë teknokratë. Dy të diplomuarit në Harvard janë specialistë të ekonomisë dhe financave. Shumë të tjerë nga partia e Petkovit, po ashtu kanë studiuar në universitetin elitar, në SHBA. Kryeministri i ri dëshiron t’i vendosë këta specialistë aty ku sheh problemet më të mëdha: ai dëshiron të zëvendësojë zyrtarët e zgjedhur e të korruptuar me ekspertët e tij, si edhe të krijojë grupe ekspertësh në të gjitha departamentet për të ndihmuar reformimin e aparatit.

Transparencë dhe disiplinim

Transparenca pritet të bëhet një tjetër shenjë dalluese e qeverisë Petkov. Edhe negociatat e koalicionit u transmetuan drejtpërdrejt në internet. Kjo pati edhe një efekt disiplinues: “Askush nuk i ra tryezës me grusht, nuk pati mosmarrëveshje dhe provokime, sikur kishte ndodhur ne negociatat e mëparshme për koalicione,” i tha DW-së analisti Jassen Bojaxhiev.

Sa e qëndrueshme është qeveria e re?

Tensionet mes katër palëve megjithatë nuk mund të mos vihen re. “GNP nuk mund të jetë fytyra e besueshme e ndryshimit,” thotë për DW analisti Georgi Angelov. Politikania kryesore socialiste dhe ministrja e ardhshme për Çështje Ekonomike, Kornelia Ninova, është “një skeptike e shpallur ndaj COVID-it, nacionaliste, konspiracioniste dhe kundër diversitetit gjinor. Kjo është arsyeja pse Bullgaria Demokratike, për shembull, për vite me radhë e kishte refuzuar bashkëpunimin me socialistët. Dhe as tani katër partitë e koalicionit të ri qeveritar nuk e kanë lidhur marrëveshjen me njëra-tjetrën, por secila parti individualisht ka nënshkruar marrëveshje me PP-në.

 Çfarë e mban të bashkuar qeverinë?

“E përbashkëta e katër partive është bindja se GERB dhe DPS duhet t’i rrijë larg qeverisë,” thotë Georgi Angelov për DW. Ngjitësi që supozohet të mbajë të bashkuar qeverinë e re është mbi të gjitha një refuzim i qartë i ish-kryeministrit Borisov.  Partia e tij, GERB, është ende e përfaqësuar fuqishëm në aparate, qytete dhe komuna. Ndonëse qeveria e re thekson se dëshiron të qeverisë plot katër vjet, me sa duket ajo po planifikon deri në zgjedhjet rajonale të vitit 2023.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bullgari rumen radev bullgari rumen radev

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...