Bota

VD/ Skandal në Rumani, gazetarja italiane dhunohet nga bashkëshorti i senatores

14 Dhjetor 2021, 18:00 Nga DOSJA
VD/ Skandal në Rumani, gazetarja italiane dhunohet nga bashkëshorti i

RUMANI – Gazetarja italiane “Rai” Lucia Gorazi është dhunuar nga bashkëshorti i senatores rumune Diana Jovanoviç Sosoaka. Lajmi ka ngjallur indinjatë të madhe në Itali pasi Gorazi është mbajtur për 8 orë brenda ambjenteve të zyrës së senatores Sosoaka së bashku me stafin e televizionit “Rai”.

Gazetarja Gorazi kishte shkuar për të intervistuar senatoren rumune në lidhje me pandeminë në Rumani dhe menaxhimin e COVID-it. Senatorja Sosoaka njihet si mbështetëse e fushatës kundër vaksinimit të popullsisë.

“Senatorja mbylli papritur në zyrën e saj Gorazin dhe njoftoi policinë. Gazetarja iu nënshtruar kontrollit fizik dhe u qëllua nga bashkëshorti i Sosoakës. Ajo u lirua pas 8 orësh falë ndërhyrjes së ambasadës italiane në Rumani”, shkruan gazeta “La Repubblica”.

Gorazi deklaroi pas ngjarjes se policia rumune nuk ndërhyri fare për ta shpëtuar.

Marrë nga “Athina 984”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dhunohet gazetarja rumani dhunohet gazetarja rumani

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...