Bota

Vuçiç: Kosova mohon dialogun, e shqetësuar me Kroacinë për forcimin e ushtrisë serbe

14 Dhjetor 2021, 21:04 Nga DOSJA
Vuçiç: Kosova mohon dialogun, e shqetësuar me Kroacinë

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka në plan të vazhdojë dialogun me Kosovën. Në sesionin publik të kryer me qeverinë, Vuçiç deklaroi se është njoftuar në mënyrë jozyrtare nga autoritetet e Kosovës se është ndaluar hyrja e disa funksionarëve të Kosovës bashkë me organizimin e referendumit të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese në komunitetin serb në Kosovë.

“Jam i shqetësuar për hapin e radhës së Kosovës. Autoritetet e Kosovës mohojnë çdo dialog dhe mendim për implementimin e marrëveshjes së Brukselit për krijimin Asosacionit të Komunave Serbe”, bëri me dije presidenti serb.

Vuçiç ironizoi Kosovën duke e quajtur si “fëmijën e vogël të komunitetit ndërkombëtar”.

“Kosova është ende fëmija i tyre i vogël që duhet të mbrohet, tundet dhe të mbahet në kujdes”, u shpreh Vuçiç.

Më tej, presidenti serb deklaroi se progresi ekonomik i Serbisë po shikohet me shqetësim nga Kosova dhe Kroacia, të cilat janë të pakënaqur kur bëhet fjalë dhe për forcimin e ushtrisë serbe.

Shpejtësia e përparimit të Serbisë, në rajon po shikohet me shqetësim të pjesshëm ose dëshirë për të mos ecur me atë shpejtësi. Sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e ushtrisë sonë, Zagrebi dhe Prishtina janë më të pakënaqurit”, shtoi presidenti Vuçiç.

Marrë nga “Danas”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-sebi aleksander vucic asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...