Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Njohja reciproke është mënyra më e mirë për të bërë para

14 Dhjetor 2021, 21:40 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Njohja reciproke është mënyra

SERBI- Christopher Hill, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi tha të martën se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, si parakusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si shansin më të mirë për të dyja vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjet”, tha zoti Hill duke dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Siç ka deklaruar Presidenti Biden, Shtetet e Basshkuara besojnë sese respekti reciprok, njohja reciproke është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, tha zoti Hill.

Ai e paraqiti çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si një nga përparësitë që do të ndjekë nëse konfirmohet për postin e ambasadorit të Serbisë.

“Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, tha ai.

Ambasadori Hill tha gjithashtu se një nga përparësitë e tija kryesore do të jetë siguria e amerikanëve dhe personelit amerikan.

“Unë do të vazhdoj përpjekjet tona të gjata për të nxitur hetimin e plotë për vrasjen në vitin 1999 të vëllezërve Bytyqi, tre shtetasit amerikanë të ekzekutuar ndërsa ishin në paraburgim nga policia serbe. Unë jam i përkushtuar që t’i bëj presion qeverisë serbe që të sigurojë që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë”.

Ai tha gjithashtu se do të ndihmojë Serbinë që t’u rezistojë ndikimeve keqdashëse, përfshirë nga Rusia dhe Kina.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni christopher hill dialogu kosove-serbi christopher hill dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...