Bota

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

14 Dhjetor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasporës ishin vendimtare për kryetarin e ri të kësaj komune, Bexhet Xheladini.  470 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 173 për Shaban Shabanin e PDK-së. Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.

Gjatë zgjedhjeve janë pranuar 696 zarfe me fletëvotime ku 647 janë aprovuar dhe u rinumëruan në QNR ( Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve) kurse 49 janë refuzuar pasi kanë pasur parregullsi dhe nuk kanë plotësuar kriteret.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan në 17 tetor dhe raudi i dytë u mbajt më 14 nëntor. Partitë opozitare të nivelit qendror shënuan fitore përballë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila udhëheq me pushtetin qendror, të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave. Fitueset kryesore të zgjedhjeve lokale janë, Partia Demokratike e Kosovës, në nëntë komuna dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka pushtetin në nivelin qendror, ka arritur fitoren në katër komuna.

LAJMI KRYESOR:Rinumërohen votat e komunës Dragash, LDK rezulton fituese

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komuna dragash zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komuna dragash zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll