Bota

VIDEO/ Postoi video të TikTok, pezullohet gjykatësi në Rumani

14 Dhjetor 2021, 21:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Postoi video të TikTok, pezullohet gjykatësi në Rumani

RUMANI- Një gjykatës në Rumani është pezulluar nga pozicioni i tij për postimin e videove në TikTok, një veprim që ka shkaktuar kritika në Bukuresht. The Guardian shkruan se Cristi Danileţ, një gjykatës në qytetin verior të Rumanisë, Cluj, u pezullua të hënën nga këshilli epror i magjistratëve për dy video që ai postoi në TikTok vitin e kaluar.

Danileţ të martën tha se në një video ai shfaqej duke prerë një gardh kopshti dhe në një tjetër duke pastruar pishinën e tij në shtëpi dhe se asnjëra video nuk kishte të bënte me profesionin e tij. Danileţ, i cili ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, ka qenë prej vitesh kritik ndaj gjyqësorit të Rumanisë dhe bëri thirrje për reforma, dhe në të kaluarën ka organizuar protesta kundër atyre që kundërshtojnë reformat. Ai gjithashtu drejton kurse të edukimit juridik për fëmijë.

“Unë mendoj se është një lloj shpagimi. Për shumë vite kam qenë i përfshirë në reformën e gjyqësorit [të Rumanisë] … kam shumë armiq për këtë lloj qëndrimi. Në Rumani është shumë e vështirë të bësh reforma në drejtësi, por edhe reforma të mentalitetit,” tha Danileţ.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cristi danileţ pezullohet gjykatesi ne rumani tiktok cristi danileţ pezullohet gjykatesi ne rumani tiktok

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...