Bota

Kishte parregullsi, rinumërohen votat me postë për komunën e Dragashit

14 Dhjetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Kishte parregullsi, rinumërohen votat me postë për komunën e

KOSOVË – Teksa zgjedhjet lokale kanë përfunduar në Kosovë, duket se njëra prej komunave ka pasur disa probleme ndaj votat e mbërritura me postë po numërohen edhe një herë.

Bëhet fjalë për komunën e Dragashit ku në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar numërimi i votave nga jashtë Kosovës siç është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se gjatë zgjedhjeve janë pranuar 696 zarfe me fletëvotime ku 647 janë aprovuar dhe do numërohen në QNR kurse 49 janë refuzuar pasi kanë pasur parregullsi dhe nuk kanë plotësuar kriteret. Në garë për Dragashin është Behxhet Xheladini i Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ju njoftojë se gjatë periudhës të votimit përmes postës që ka filluar më 29 nëntor dhe është mbyllur më 3 dhjetor, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime dhe gjatë procesit të vlerësimit brenda këtyre pakove rezulton se kanë qenë 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit dhe verifikimit të tyre, 647 janë aprovuar dhe ato do të numërohen këtu në QNR. Janë refuzuar 49 zarfe për shkak se nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore,”, ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan në 17 tetor dhe raudi i dytë u mbajt më 14 nëntor. Partitë opozitare të nivelit qendror shënuan fitore përballë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila udhëheq me pushtetin qendror, të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave. Fitueset kryesore të zgjedhjeve lokale janë, Partia Demokratike e Kosovës, në nëntë komuna dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka pushtetin në nivelin qendror, ka arritur fitoren në katër komuna.

LAJMI KRYESOR:Rinumërohen votat e komunës Dragash, LDK rezulton fituese

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dragash komuna e dragashit rezultati i zgjedhjeve ne dragash zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 dragash komuna e dragashit rezultati i zgjedhjeve ne dragash zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...