Bota

Vuçiç: Kosova s’do të lejojë organizimin e referendumit më 16 janar

14 Dhjetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Vuçiç: Kosova s’do të lejojë organizimin e

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se ka marrë informacione joformale se referendumi i 16 janarit nuk do të lejohet të mbahet në territorin e Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se në një mbledhje publike të qeverisë, Vuçiç ka thënë se po i vijnë gjithnjë e më shumë probleme nga Kosova.

Na kanë thënë joformalisht se nuk do të na lejojnë të mbajmë referendum për territorin e Kosovës”, tha Vuçiç për votimin që do të mbahet më 16 janar në Serbi lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit.

Vuçiç po ashtu tha edhe disa fjalë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se shqiptarët nuk duan të bisedojnë për asnjë temë apo marrëveshje të mëparshme, përfshirë atë për personat e zhdukur.

“Nuk kemi asnjë perspektivë për të vazhduar dialogun me Prishtinën”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic dialogu kosove-serbi serbi aleksandar vucic dialogu kosove-serbi serbi

Sondazh

Poll