Bota

VD/ Protesta të fermerëve në Paris, digjen paleta, arrestohen 73 persona

14 Dhjetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
VD/ Protesta të fermerëve në Paris, digjen paleta, arrestohen 73

PARIS – 73 protestues u arrestuan sot nga policia franceze pas protestave të ashpra kundër masave të reja të përcaktimit të distancës dhe zonave për produktet bujqësore. Demonstruesit dogjën paleta prej druri përpara Këshillit të Shtetit në shenjë pakënaqësie pas vendimit të gjykatës më të lartë administrative të vendit që i kërkon qeverisë që të përcaktojë brenda 6 muajve rregulloren e ndarjes së prodhimeve në bujqësi.

Sipas mediave të huaja, 68 nga 73 të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa protesta u shpërnda nga policia duke përdorur gazin lotsjellës.

Qeveria propozoi një dekret në vitin 2019 që përcakton distancën që duhet të kenë produktet bujqësore: 5 m për perimet dhe 10 m për pemët frutore.

Ky dekret u kundërshtua nga fermerët francezë dhe grupet e interesit. Këshilli i Shtetit kërkoi nga qeveria që të rishikojë propozimet në lidhje me vendosjen e distancës së produkteve bujqësore në zonat rurale dhe urbane.

Action des agriculteurs devant le Conseil d’État à 6h ce matin à l’appel de la FNSEA contre les zones de non-traitement aux pesticides (ZNT) et le manque de compensation financière sur la perte d’hectares. pic.tëitter.com/bbDD7zbl6X

— Anonyme Citoyen (@AnonymeCitoyen) December 14, 2021

Marrë nga “The Connexion”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota protesta ne france protesta ne france

Sondazh

Poll