Bota

Mbytja e anijes në kanalin anglez, identifikohen 26 viktima, 4 prej tyre afganë

14 Dhjetor 2021, 20:00 Nga DOSJA
Mbytja e anijes në kanalin anglez, identifikohen 26 viktima, 4 prej tyre

FRANCË- Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht 26 nga 27 trupat e gjetur pas mbytjes masive të muajit të kaluar në kanalin anglez. BBC shkruan se gjashtëmbëdhjetë kurdë nga Iraku dhe katër afganë ishin në mesin e viktimave, familjet e të cilëve janë duke u informuar.

Varka e tyre me fryrje u mbyt ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Angli nga Franca më 24 nëntor. Në fund të tetorit ata fluturuan në Bjellorusi – një rrugë gjithnjë e më popullore e kontrabandës – dhe kaluan kufirin në Bashkimin Evropian përpara se të arrinin në Francë.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa javë më parë në kanalin mes Francës dhe Anglisë, ku një anije me 40 emigratnë u mbyt. Nga 40 emigrantët, 27 kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët kanë arritur që të shpëtohen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota france permbyset varka ne angli france permbyset varka ne angli

Sondazh

Poll