Bota

Shpërndanin medikamente të paligjshme/ Europol godet grupet kriminale, 544 arrestime

14 Dhjetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Shpërndanin medikamente të paligjshme/ Europol godet grupet kriminale,

HAGË- Policia e vendeve evropiane ka bërë 544 arrestime dhe ka sekuestruar një numër steroidesh anabolike të paligjshme, duke përfshirë pilula të supozuara për trajtimin e Covid-19. Këtë gjë e ka bërë të ditur Europol me anë të një postimi në Twitter. Operacioni, i kryer në të gjithë kontinentin evropian nga prilli në tetor, çoi në sekuestrimin e barnave të falsifikuara dhe anabolikëve me një vlerë totale prej 63 milion euro.

Objektivi ishin 33 ‘grupe kriminale’ që trafikonin steroid anabolikë, hormone, droga metabolike dhe droga të tjera. Autorët kryesisht trafikonin ilaçe kundër kancerit, analgjezik, anksiolitikë dhe medikamente për trajtimin e disfunksionit erektil. Që nga fillimi i pandemisë ata bënë përpjekje të mëdha edhe për përgatitjen e barnave që janë shumë të kërkuara.

“Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale janë fokusuar në shpërndarjen e trajtimeve dhe dezinfektuesve të rremë për koronavirusin, të cilët më pas shiteshin në internet”, thuhet në njoftimin e Europol.

? 544 arrests & €63 million of fake pharmaceuticals & illegal doping substances seized during Europol-coordinated operation #ShieldII.

Seizures included:
? 3 million #COVID19 medical devices units
? 18.5 million tablets
? 600 000 vials

Details ➡️ https://t.co/SFnQCBzYnv pic.twitter.com/IaABdGdXF6

— Europol (@Europol) December 14, 2021

Ndër të tjera, 3 milionë ilaçe të supozuara për Covid-19, maska ​​​​mbrojtëse dhe dezinfektues u konfiskuan dhe autoritetet mbyllën pesë laboratorë të paligjshëm.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aksioni i europol arrestohen 544 persona nga europol europol aksioni i europol arrestohen 544 persona nga europol europol

Sondazh

Poll