Bota

MOMENTI: Kriza energjitike prek Kuvendin në Kosovë, ikin dritat gjatë seancës

14 Dhjetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
MOMENTI: Kriza energjitike prek Kuvendin në Kosovë, ikin dritat

KOSOVË- Kriza e energjisë elektrike ka prekur edhe institucionet në Kosovë! Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar pesë minuta pushim, pasi do të fiken dritat dhe do të ndezin gjeneratorët. Nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga KosovaPress, shihet momenti që fiken dritat në Kuvendin e Kosovës. 

“Tani do të ndalet rryma, pasi ndalet rryma deri sa të kalojmë në sistemin tjetër me gjenerator, kërkoj pesë minuta pushim derisa të kthehemi në seancë prapë”, tha Konjufca.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit. 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni fiken dritat ne kuvendin e kosoves glauk konjufca kriza energjitike ne kosove fiken dritat ne kuvendin e kosoves glauk konjufca kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll