Bota

Putin dhe Xi do të diskutojnë retorikën ‘agresive’ të përdorur nga SHBA dhe NATO

14 Dhjetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Putin dhe Xi do të diskutojnë retorikën ‘agresive’

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë gjuhën “agresive” të përdorur nga SHBA dhe NATO  gjatë një takimit virtual që do të mbahet këtë javë.

 Sipas The Hill, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se situata në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në kontinentin evropian, është shumë e tensionuar dhe kërkon diskutim midis aleatëve. Peskov shtoi se të dy krerët do të diskutojnë gjithashtu çështje në lidhje me energjinë, tregtinë dhe investimet.

Ne shohim një retorikë shumë, shumë agresive nga ana e NATO-s dhe SHBA-së dhe kjo kërkon diskutim mes nesh dhe Kinës”, tha ai.

Ky takim zhvillohet pasi Rusia dhe Kina po përballen me protesta të shtuara nga komuniteti ndërkombëtar. Rusia për praninë e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën dhe Kina për një sërë shkeljesh të supozuara të të drejtave të njeriut, veçanërisht kundër pakicës etnike ujgure në rajonin e saj perëndimor Xinjiang.

Takimi virtual i Putinit me Xi vjen vetëm një javë pasi u takua me të Presidenti Biden. Gjatë samitit të tyre virtual, Shtëpia e Bardhë tha se Biden e paralajmëroi Putinin kundër një pushtimi të mundshëm të Ukrainës dhe bëri thirrje për deeskalim dhe kthim në diplomaci.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden rusia shba vladimir putin joe biden rusia shba vladimir putin

Sondazh

Poll