Bota

Me 24 mijë euro në makinë dhe 10 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari (EMRI)

14 Dhjetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Me 24 mijë euro në makinë dhe 10 kg kokainë në

ITALI – Policia italiane arrestoi një 37-vjeçar nga Shqipëria pasi iu gjetën në kroskotin e makinës së tij 24 mijë euro, ndërsa pas kontrollit të banesë iu sekuestruan 10 kg kokainë. Sipas mediave fqinje, i ndaluari quhet Jorlando Lamaj, banues në Lonigo. Ai nuk rezulton person me precedentë penal.

Gjatë ecjes në autostradë me makinën e tij, një patrullë policie në Verona i kërkoi Lamajt të ndalonte. Pas verifikimeve, në kroskotin u gjetën 24 mijë euro. 37-vjeçari ngjalli dyshime te karabinierët pasi nuk u bindën nga justifikimet e tij. Ai u prezantua si shitës online i makinave. Më pas, policia në Padova kontrolloi banesën e tij dhe gjeti në dhomat e shtëpisë 10 kg drogë të paketuara.

Pas gjetjes së drogës, Jorlando Lamaj u arrestua. Për të janë ngritur dyshime se mund të jetë korrier i një organizate kriminale që ka aktivitet në fushën e kultivimit ose të shpërndarjes së lëndës narkotike, një tjetër variant është se Lamaj mund të ketë qenë i përgatitur për të shkëmbyer mallin me persona të tjerë.

Marrë nga “Il giornale di Vicenza”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni shqiptari kapet me kokaine ne itali shqiptari kapet me kokaine ne itali

Sondazh

Poll