Bota

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Bullgaria ndryshon me Shkupin? Petkov: Procesi i ri

14 Dhjetor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Shqipërinë/ Bullgaria ndryshon me Shkupin?

BULLGARI – Bullgaria mund të ndryshojë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut! Kryeministri i sapozgjedhur Kirik Petkov pranoi se vendi i tij do të krijojë lehtësira për fqinjin në lidhje me miratimin e hapjes së negociatave për integrim të Maqedonisë së Veriut. Këto deklarata, kryeministri i ri bullgar i dha për “Financial Times”. Petkov premtoi se ky proces do të mbyllet brenda 6 muajve si dhe do të ketë krijojë grupe punë për të arritur zgjidhje si aktivitete të përbashkëta ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe historike.

“Do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut. Do të jetë shumë i shpejtë dhe me një afat kohor vetëm për 6 muaj. Do të përdorim grupe të punës për të gjetur zgjidhje si aktivitete të përbashkëta ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe historike Sapo vendosim të mirat në tryezë, diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta”, deklaroi kryeministri Petkov.

Nga kjo deklaratë përfiton edhe Shqipëria, e cila “ecën” paralelisht me Shkupin zyrtar, por që së fundmi, për dy vendet pengesë është kthyer Bullgaria. Megjithatë duket se me zgjedhjen e qeverisë së re, qëndrimi kundër çeljes së negociatave ka nisur të ndryshojë.

Po çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

Marrë nga “World Today News”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni anetaresimi i shqiperise ne be bullgari ilir meta kirik petkov vetoja e bullgarise anetaresimi i shqiperise ne be bullgari ilir meta kirik petkov vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll