Bota

Shpërthen çisterna me benzinë, vdesin 50 persona në Haiti

14 Dhjetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Shpërthen çisterna me benzinë, vdesin 50 persona në Haiti

HAITI – Shpërthimi i një çisterne me benzinë u mori jetën të paktën 50 personave në qytetin Cap-Haitien në Haiti. Në ecje e sipër, çisterna është kthyer përmbys dhe më pas shpërtheu. Deri tani, nuk ende numri i të plagosurve.

Kryebashkiaku Pierre Yvrose bëri apel për ndihmë në burime njerëzore dhe materiale në mënyrë që të kurohen të lënduarit.

“Kemi nevojë për burime njerëzore, gjithashtu dhe për materiale, seruzime, garza dhe çdo gjë e mundshme për të ndihmuar të lënduarit”, shprehet Yvrose.

Bandat kriminale në vend bllokojnë transportin e çisternave të naftës drejt porteve të vendit. Haiti është një prej shteteve më të varfra të botës si dhe me shkallën më të lartë kriminale. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve infektive është e lartë në këtë vend.

Prej vitesh me radhë, Haiti ka përjetuar trazira politike dhe sociale për shkak të përmbysjeve të disa qeverive me grusht shteti dhe regjimit diktatorial të Jean Claude-Duvalier.

Marrë nga “The Guardian”

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota haiti haiti

Sondazh

Poll