Bota

Deklarata ‘bombë’: SHBA do shpallë non-grata vëllain e Vuçiç, ka lidhje me kriminelë

14 Dhjetor 2021, 16:46 Nga DOSJA
Deklarata ‘bombë’: SHBA do shpallë non-grata vëllain

BEOGRAD– Një nga bashkëthemeluesit e projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drew Sullivan, është shprehur thënë se listës së të sanksionuarve nga Thesari i SHBA-së pritet t’i shtohet së shpejti edhe vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Andrej. Në një intervistë për Nova.rs, shtoi se vëllai i Vuçiqit, Andrej është takuar me Zvonko Veselinoviçin dhe personazhe të tjerë nga Veriu i Kosovës, ndaj të cilëve së fundmi, Departamenti i Thesarit Amerikan ka vendosur sanksione.

“BE-ja dhe SHBA-ja me gjasë do të përqendrohen te njerëzit që gjenden në zemër të marrëdhënieve të krimit të organizuar me qeverinë. Siç janë sanksionuar të gjithë oligarkët e Putinit, pres një listë të ngjashme me emrat e miqve të Vuçiçit. Pres edhe disa anëtarë të familjes së tij, si Andreji. Ata ndoshta do të shtohen në listë në muajt apo vitet e ardhshme. Ne sigurisht se do të bëjmë çdo gjë që mundemi që të shtojmë njerëz në atë listë,”- ka thënë Sullivan. Sipas tij, ka gjasa që në listë të sanksioneve do të jetë edhe kumbari i Vuçiçit, Nikola Petroviç, një njeri me lidhje të ngushta biznesi me Veselinoviç.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Zvonko Veselinoviç dhe grupit të tij, duke e akuzuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic andrej vucic drew sullivan aleksander vucic andrej vucic drew sullivan

Sondazh

Poll