Bota

“Jepu një tendë e le të ngrijnë”, Kurti përplaset me Haradinajn: Kthe 200 ha tokë

14 Dhjetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Jepu një tendë e le të ngrijnë”, Kurti

KOSOVË – Kryeministri Albin Kurti ka pasur një përplasje me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë diskutimit në seancën parlamentare të Kosovës për Ligjin për Pagat. Kreu i AAK-së, Haradinaj i tha kryeministrit Kurti se ligjëratat nuk i zgjedhin problemet dhe përsëritit propozimin që Kurti t’i dërgojë Ministrat tek Korporata Energjetike e Kosovës dhe t’ua vendosë një tendë.

“Çoji ministrat deri në KEK e vendosja një tendë në KEK le të mërdhihen”, tha ai.

Pas kësaj deklarate Kurti i ka replikuar Haradinajt me një kundërpropozim ku i kërkon të kthejë në shtet 200 hektarë tokë  që ka blerë dhe everia t’i japë shumën që ka paguar për to.

“Meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u, që të mërdhihen, unë e kam një kundërpropozim. Deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë edhe ne po ia japim 70 mijë euro”, tha Kurti.

Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë duke thënë se Kurti do të fshehë pazotësinë e tij dhe se nuk pendohet se ka blerë tokën e të atit.

“Kurti saherë po don me fshehë prej pazotësi të tij po thotë se i ka ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtetët z.Kurti. Me Ligjet e Kosovës, në kohën e OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas së huaj, e kam riblerë tokën e babait tim, është në Gllogjan, në katundin tim, nuk është një metër tjetër kund”, ka thënë ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kuvendi i kosoves ramush haradinaj albin kurti kuvendi i kosoves ramush haradinaj

Sondazh

Poll