Bota

Presidenti Pendarovski nesër vizitë zyrtare në Kosovë

14 Dhjetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Presidenti Pendarovski nesër vizitë zyrtare në Kosovë

KOSOVË – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të jetë ditën e nesme, të mërkurën, në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai në Prishtinë do të ketë takime me homologen e tij presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e tij ishte planifikuar të zhvillohej disa javë më herët, por ishte shtyrë.

Siç njoftuan nga kabineti i tij dhe nga këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidentja Osmani dhe më pas do të pasojë edhe një takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve. Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do ta vizitojë Komandën rajonale të KFOR-it në Pejë dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR-it.

Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora pendarovski stevo pendarovski president stevo pendarovski vizite ne kosove vjosa osmani pendarovski stevo pendarovski president stevo pendarovski vizite ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll