Bota

Zaev telefonon Petkovin: Do vazhdojmë të punojmë për të hequr veton

14 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Zaev telefonon Petkovin: Do vazhdojmë të punojmë për të

MAQEDONI E VERIUT – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike, ka uruar Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryeministër i Bullgarisë.

Të dy kanë rënë dakord që të vazhdojnë punën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e vetos bullgare ndaj Maqedonisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“E përgëzova kolegun tim Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë. Në një bisedë telefonike me kryeministrin Petkov, i kam uruar mandat të suksesshëm dhe realizim të të gjitha prioriteteve të përcaktuara në programin e Qeverisë së tij, në dobi dhe prosperitet të shtetit bullgar dhe qytetarëve bullgarë”, ka shkruar Zaev.

Zaev thekson se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për të dyja vendet.

“U dakorduam të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një stimul të ri pozitiv për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane” përfundoi Zaev.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kiril petkovi kryeministri i bullgarise zaev zaev telefonon petkovin kiril petkovi kryeministri i bullgarise zaev zaev telefonon petkovin

Sondazh

Poll