Bota

Prokuroria: Shpejtësia, shkaku për aksidentin tragjik në Bullgari

14 Dhjetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Prokuroria: Shpejtësia, shkaku për aksidentin tragjik në Bullgari

BULLGARIHetimet vijojnë për tragjedinë në Bullgari, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se detaje të reja kanë dalë në dritë. 

Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar dhe zëvendës kryeprokurori Borislav Sarafov ka njoftuar se në bazë të hetimeve shoferi i autobusit ka qenë me shpejtësi të madhe, duke tejkaluar 90 km në orë. Sarafov ka njoftuar se hetimet për aksidentin janë në fazën përfundimtare.

Hetimi për tragjedinë e autostradës së Strumës, ku humbën jetën 45 shtetas maqedonas, janë në fazën përfundimtare. Ne presim tre ekzaminime, ndoshta do të jenë gati para Krishtlindjeve. Autobusi është i ngjitur për bankinën. Ekzistojnë dy kategori të shpejtësisë e lejuar dhe e përshtatshme. Ne kemi një ide për shpejtësinë, por do të presim ekspertët e makinave. Shpejtësia është mjaft e paqëndrueshme, janë tejkaluar 90 km në orë”, ka thënë Sarafov.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni borislav sarafov tragjedia ne bullgari borislav sarafov tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll