Bota

Hapja e kapitujve në Bruksel/Varhelyi: Kosova përcakton anëtarësimin e Serbisë në BE

14 Dhjetor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Hapja e kapitujve në Bruksel/Varhelyi: Kosova përcakton

BRUKSEL – Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur ditën e sotme lidhur me konferencën ndërqeveritare të mbajtur sot ku Serbia ka hapur grupin 4 të negociatave për anëtarësim.

Ai tha se dialogu do të jetë përcaktues i procesit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit. Këtë ia kanë bërë të qartë Serbisë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Gasper Dovzhan.

Dovzhan theksoi se hapja e njëkohshme e katër kapitujve negociues sjell më shumë dinamikë në negociatat për anëtarësim. Po ashtu ka përmendur edhe dialogun me Kosovës, duke u shprehur se kjo pjesë do të përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit. Ai tha se ishte thelbësore që Serbia të luante një rol konstruktiv në dialogun me Kosovën, i cili do të përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit. Ai shtoi se pengesa kishte në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj.

“Megjithatë, ne vërejmë gjithashtu se ku nevojiten përpjekje shtesë, si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe procedurat e brendshme në gjyqet e krimeve të luftës,” tha Dovzhan.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha në Twitter me rastin e hapjes së Grupit të Katërt se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë të punojë për sundimin e ligjit, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe dialogun me Prishtinën.

Serbia hapi grupin numër 4 “Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, e cila përbëhet nga katër kapituj negociues: Politika e Transportit, Energjia, Rrjetet Trans-Evropiane dhe Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky takim i dërgon BE-së një sinjal të fortë politik për angazhimin e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se hapja e kapitujve është i rëndësishëm. Ajo shprehu shpresën se Serbia së shpejti do të hapë një grup tjetër.

Me hapjen e këtij grupi, Serbia ka hapur vetëm 22 kapituj në negociatat për anëtarësim. Procesi i negociatave po zhvillohet në kuadër të metodologjisë së re të miratuar nga Komisioni Evropian në fillim të vitit 2020. Serbia dhe Mali i Zi, që e kishte filluar më parë procesin e negociatave të anëtarësimit, kanë pranuar metodologjinë e re të aprovuar në vitin 2020. Në kuadër të metodologjisë së re hapen grupe tematike, të cilat përfshijnë disa kapituj. Metodologjia e re ka 6 grupime tematike. Kjo është hera e parë që Serbia hap zyrtarisht një të tillë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni hapja e negociatave me be komisioneri oliver varhelyi serbia serbia ne be hapja e negociatave me be komisioneri oliver varhelyi serbia serbia ne be

Sondazh

Poll