Bota

“E pashë unë e para”, gratë në Prishtinë zihen me thikë në qendrën tregtare

14 Dhjetor 2021, 16:18 Nga DOSJA
“E pashë unë e para”, gratë në Prishtinë

KOSOVË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër tregtare në Prishtinë, Kosovë rreth orës 15:00 ku dy gra janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Policia e Kosovës tha se situata është përkeqësuar teksa njëra prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar gruan tjetër. E plagosura është dërguar në spital për tu trajtuar kurse tjetra është arrestuar nga Policia. Mediat e Kosovë shkruajnë se sherri ka nisur pasi të dyja kanë parë të njëjtin produkt.

Ende nuk dihet çfarë mund ta ketë nisur gjithë situatën.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Akoma nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll