Bota

Dikur kampion boksi, Vitali Klitschko nuk stepet: Do luftoj për Ukrainën

14 Dhjetor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Dikur kampion boksi, Vitali Klitschko nuk stepet: Do luftoj për

UKRIANË Vitali Klitschko, ish-kampion bote në boks dhe Kryebashkiaku i Kievit në Ukrainë që nga viti 2014 tha se sipas tij Rusia po bëhej gati për ta pushtuar Ukrainën por ata do ishin gati për të luftuar.

Në një intervistë të tijën për BILD, Klitschko u pyet lidhur me mendimin e tij për praninë e madhe ushtarake ruse në kufi. Ai tha se motivimi pas lëvizjes së trupave është i qartë dhe paralajmëroi për një pushtim rus. Kur kjo të ndodhte ai tha se do ishte në frontin e luftës për të mborjtur vendin e tij.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin e luftës. Si ushtar dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun tim”, tha Klitschko. 

Si kryetar bashkie ai është përgjegjës për mbrojtjen civile të kryeqytetit. Autoritetet e tij kanë shtuar tashmë rekrutimin dhe trajnimin e rezervistëve për Brigadën e Mbrojtjes së Territorit.

Rusia ka mbledhur ushtarë në kufirin me Ukrainën javët e fundit. Kjo ushqen frikën në Perëndim se një pushtim i ushtrisë ruse në vendin fqinj mund të jetë i pashmangshëm. Moska e mohon këtë dhe akuzon qeverinë në Kiev për provokime.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota forcat e armatosura te ukraines ukraine rusi vitali klitschko forcat e armatosura te ukraines ukraine rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll